Zbulohet arsyeja se pse Mbappe refuzoi Realin dhe shkoi te PSG

Arsyeja kryesore se pse Mbappe zgjodhi PSG-në ka qenë projekti afatgjatë i klubit dhe garancia për formacionin startues.

Sport

14/02/2018 16:31

Mediat ndërkombëtare kanë zbuluar arsyen se pse Kylian Mbappe zgjodhi PSG-në para Real Madridit.

Gjiganti spanjoll ishte favorit për të marrë talentin francez, mirëpo në fund ndodhi befasia, përcjellë “Lajmi.net”.

Arsyeja kryesore se pse Mbappe zgjodhi PSG-në ka qenë projekti afatgjatë i klubit dhe garancia për formacionin startues.

Këtë të fundit nuk ia garantonte Real Madridi, pasi që e ardhmja e Zinedine Zidane nuk është e qartë.

Kësisoj, Mbappe zgjodhi sigurinë dhe deri më tani duket se nuk ka gabuar. /Lajmi.net/