Zanetti: Ky do të jetë trajner i Interit (FOTO)

Javier Zanetti ka konfirmuar se Frank de Boer do të mbetet në postin e trajnerit të Interit.

Sport

28/10/2016 13:54

Nënkryetari i Interit, Javier Zanetti ka bërë të ditur se klubi nuk planifikon të bëjë ndryshime në stafin teknik.

Ai ka konfirmuar se Frank de Boer do të mbetet në postin e trajnerit të “Nerazzurrëve”.

“E ardhmja e De Boer në dyshim? Ne analizojmë atë që thuhet, por kjo nuk mund të ndikojë tek planet dhe vendimet tona”, deklaroi Zanetti për mediat italiane, përcjell “Lajmi.net”.

“Duhet ta kthejmë Interin atje ku e meriton të jetë”, u shpreh ai.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.