Zanetti ka një lajm të keq për Real Madridin

Javier Zanetti beson se Mauro Icardi do të mbetet për një kohë të gjatë në Inter.

Sport

12/12/2017 09:16

Javier Zanetti ka dëshpëruar Real Madridin duke insistuar se Mauro Icardi do të mbetet për një kohë të gjatë në Inter.

Ish kapiteni i “Nerazzurrëve” beson se kapiteni i ekipit milanez nuk do të largohet nga Giuseppe Meazza.

“Interesimi nga Real Madrid? Mauro dhe familja e tij janë shumë të lumtur këtu në Milano”, deklaroi Zanetti për “Tiki Taka”, përcjell “lajmi.net”.

“Ai është i lidhur me shiritin e kapitenit dhe është një bashkëpunim që shpresoj të zgjasë për një kohë të gjatë”, u shpreh argjentinasi. /Lajmi.net/