Ylli i Milanit lëndohet në aksident trafiku

M’Baye Niang është përfshirë në një aksident trafiku.

Sport

29/02/2016 13:46

Sulmuesi i Milanit, M’Baye Niang, është përfshirë në një aksident trafiku në natën mes të shtunës dhe të dielës, me ç’rast ka pësuar edhe lëndime.

Football Italia raporton se futbollisti e ka lënduar krahun dhe kyçin e këmbës, andaj nuk do të luajë në ndeshjen e nesërme në Kupë ndaj Alessandrias.

Akoma nuk dihet se sa serioz është lëndimi i tij dhe informacione më të hollësishme pritet të dalin orëve në vazhdim.