Ylli i Man Utd do të mungoj ndaj Juventusit

Alexis Sanchez me gjasë do ta humbet përballjen ndaj Juventusit.

Sport

22/10/2018 13:59

Manchester United do të përballet me Juventusin në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Alexis Sanchez nuk ka marr pjesë në stërvitjet e sotme që ‘Djajtë e Kuq’ i zhvilluan para përballjes me ‘Zonjën e Vjetër’, përcjell “lajmi.net”.

Kiliani është i lidhur me një largim në afatin e janarit, andaj sot edhe pse ka qenë prezent, nuk është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës.

Sanchez është duke e kërkuar largimin, pasi nuk po arrin të përshtatet në skemat e Mourinhos. /Lajmi.net/