Ylli i madh për teste mjekësore te Barcelona

Barcelona e ka siguruar transferimin e parë për janar.

Sport

20/12/2018 14:27

Barcelona po e transferoj Jeison Murillon nga Valencia.

Skuadra katalonase është në krizë për mbrojtës, pasi Samuel Umtiti dhe Thomas Vermaelen, janë të lënduar, përcjell “lajmi.net”.

Murillo do t’i kompletoj sot vizita mjekësore te Barcelona, ndërsa sipas mediave spanjolle, Valencia është pajtuar ta shet mbrojtësin.

Ende nuk është bërë e ditur se sa do t’i kushtoj skuadrës katalonase transferimi i ish-mbrojtësit të Interit, por besohet se transferi mund të kompletohet në shumën e 10 milionë eurove. /Lajmi.net/