Ylli i Juventusit kërkon sërish falje për veprimin e shëmtuar

Skuadrat evropiane janë në pushim për shkak të Ligës së Kombeve dhe miqësoreve.

Sport

14/11/2018 14:43

Douglas Costa është grumbulluar te Brazili për ndeshjet miqësore, ndërsa ka rikujtuar edhe një herë incidentin e tij me Federico Di Francesco.

Anësori brazilian ka thënë se ai i ka kërkuar falje anëtarit të Sassuolos që e pështy në fytyrë, pasi rrezikonte të mos ftohej nga Brazili.

“Unë kam biseduar sy më sy me trajnerin”, ka thënë fillimisht Costa për mediat braziliane, përcjell “lajmi.net”.

“Ai më ka treguar se çfarë kishte menduar, unë e respektoj shumë atë dhe kërkoj falje. Ishte një incident i keq.

“Nuk do të doja që ajo gjë të ndodhte kurre, pasi që ishte vendim i pamenduar mirë.

“Tani dua vetëm ta lë atë pas krahëve dhe të punoj shumë”, ka shtuar më tej braziliani.

Tite kishte vendosur mos ta ftonte Douglas Costan pas atij veprimi të shëmtuar ndaj Federico Di Francesco, por që pastaj ata kanë biseduar nga afër. /Lajmi.net/