Yjet e Barcelonës që publiku në ‘Camp Nou’ i fishkëlleu

Barcelona shënoi fitore të vështirë në ‘Camp Nou’ me rezultat 2:1 ndaj Leganes.

Sport

20/02/2017 16:29

Tifozët ishin të pakënaqur me paraqitjen e skuadrës, sidomos me mesfushorin Andre Gomes.

Ky i fundit u fishkëllye nga tifozët në momentin e zëvendësimit, kur në minutën e 85’ i lëshoi vendin Andres Iniestas, shkruan lajmi.net.

MundoDeportivo ka bërë një listë të lojtarëve që janë fishkëllyer nga publiku në ‘Camp Nou’, e që këto fishkëllima kanë pasuar me largimin e lojtarëv.

Zlatan Ibrahimovic, Alexis Sanchez, Dmytro Chygrinsky dhe Cesc Fabregas, janë lojtarët e tjerë që janë fishkëllyer nga tifozët e Barcelonës në ‘Cam Nou’.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.