Yerry Mina zgjedh numrin e fanellës te Barcelona

Yerry Mina do të luajë me fanellën me numrin 24 te skuadra e Barcelonës.

Sport

19/01/2018 13:56

Yerry Mina ka zgjedhur numrin e fanellës te skuadra e Barcelonës.

Mbrojtësi kolumbian u zyrtarizua si futbollist i ri i gjigantit katalan, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Përforcimi i ardhur nga Palmeiras, do të luajë me fanellën me numrin 24, përcjell “lajmi.net”.

Numri 24 në edicionin e kaluar i takoi mbrojtësit Jeremy Mathieu, i cili u largua nga Barcelona duke nënshkruar me Sporting Lisbonën. /Lajmi.net/