Yaya Toure frikësohet nga femrat

Mesfushori kryesor i Manchester Cityt, Yaya Toure ka deklaruar se atij i nevojitet shumë shpesh ta ndërroj numrin e tij sepse frikësohet nga fanset e gjinisë femrore.

Sport

04/01/2015 14:11

Yaya Toure ka zbuluar se nuk ka dëshirë të flasë me femrat, dhe duket se e gjitha kjo vjen falë fesë së tij, Islamit, ku ndalohet të flitet dhe të takohet me shumë femra.

”Kam disa thirrje të padëshiruara të cilat i fshijë dhe normalisht se më duhet mjaft shpesh edhe ta ndërroj numrin tim”.

”Megjithatë tani nuk mund të jetoni pa telefon dhe këto janë gjëra me të cilat duhet të mësohem çdo ditë”

”Madje kishte raste kur një vajzë më ishte afruar hapur dhe më kërkonte numrin tim. Ishte shokuese dhe i dhashë një numër gabim vetëm që të largohem nga ajo”, tha Toure.