Yaya Toure befason tifozët me klubin e ri

Yaya Toure do të transferohet në Ligue 1.

Sport

26/05/2018 10:41

Yaya Toure pranë rikthimit në Francë.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë i cili është në skadencë kontrate me Manchester City-in, me shumë gjasa do të vazhdojë karrierën në Ligue 1, por tashmë jo më me fanellën e Monacos skuadër me të cilën ka luajtur në sezonin 2006-2007, aty ku spikati për të bërë më pas hapin e madh duke u transferuar te Barcelona.

Yaya Toure mund të transferohet te Olympique Marseille, me trajnerin Rudi Garcia që e pëlqen jashtëzakonisht mesfushorin nga Bregu i Fildishtë.