Xhudoja lartëson prapë Kosovën, lë pas edhe Rusinë (FOTO)

Kosova është prezantuar në mënyrën më të mirë të mundshme në Grand Slamin e Parisit në xhudo.

Sport

11/02/2017 18:54

Skuadra e trajnerit Driton Kuka, ka arritur të fitojë dy medalje, nga gjithsejtë katër garues sa kishte.

Një medalje e artë nga Majlinda Kelmendi dhe një e bronztë nga Distria Krasniqi, janë të arriturat e Kosovës në Paris.

Sporti i xhudos arrin që edhe një herë të lartësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare, madje kësaj here në kategorinë deri në 52 kilogramë, kanë lënë pas edhe Rusinë./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6