Xhemaili mirëpret Milanin

Blerim Xhemaili gëzohet me golin që ia shënoi Barcelonës në fitoren e Napolit në ndeshje miqësore. Mesfushori shqiptar po ashtu mirëpret interesimin nga Milan dhe Sevilla.

Sport

07/08/2014 00:10

Blerim Xhemaili është i lumtur pas golit që i shënoi Barcelonës në fitoren e Napolit me rezultat minimal 1:0 në ndeshje miqësore.

Mesfushori realizoi nga një distancë e largët në minutën e 80-të të ndeshjes, falë edhe reagimit të dobët të portierit Claudio Bravo.

“Jam shumë i lumtur me këtë gol, kam tentuar, e di se goditjet janë potencial i imi, qëllova mirë dhe topi hyri brenda”, deklaroi Xhemaili pas ndeshjes.

“Unë vendimtar? Shihet se sonte përveç një doze të faktit kam dëshmuar edhe kualitet. Më vjen mirë kur dëgjoj se klube si Milan e Sevilla mendojnë për mua”, përfundoi ai.