Xhaka nuk “guxon” ta hapë Facebookun (FOTO)

Granit Xhaka është duke u fyer rëndë në fotografinë e fundit të publikuar në rrjetin social Facebook.

Sport

07/09/2016 12:20

Granit Xhaka është shndërruar në figurë të urryer në Kosovë.

Një numër i madh i tifozëve kosovarë janë duke e fyer mesfushorin për atë që ata e konsiderojnë si “tradhti” nga Xhaka, që vendosi të vazhdojë të luajë për Zvicrën.

Kurse, pas përjashtimit me karton të kuq në fitoren e Zvicrës ndaj Portugalisë me rezultat 2:0, të martën, Xhaka publikoi një fotografi në rrjetin social Facebook, përcjell “Lajmi.net”.

Por, në komentet e saj ai është vërshuar nga fyerjet e tifozëve kosovarë.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.