Xhaka në top 10-shen e padëshiruar të futbollit

"Corriere dello Sport" ka publikuar listën e futbollistëve me numrin më të madh të tentimeve por që ende nuk kanë shënuar gol.

Sport

07/11/2017 09:21

Granit Xhaka ende nuk ka realizuar gol gjatë këtij sezoni në Premierligë.

Përveç kësaj, mesfushori i Arsenalit ka një statistikë negative me goditjet e tij.

“Corriere dello Sport” ka publikuar listën e futbollistëve me numrin më të madh të tentimeve por që ende nuk kanë shënuar gol, përcjell “lajmi.net”.

Xhaka në shtatë ndeshje , gjithsejtë 960 minuta lojë ka bërë 22 tentime por ende pa shënuar gol.

Ai gjendet në pozitën e shtatë. /Lajmi.net/