Xhaka gëzohet për Kosovën

Mesfushori Granit Xhaka është i lumtur që Kosova do të thyejë izolimin shumëvjeqar duke zhvilluar sot ndeshjen e parë miqësore ndërkombëtare kundër Haitit në Mitrovicë. Ylli i Borussia Monchengladbachut dhe Zvicrës e uron përfaqësuesen kosovare. “Është fakt se luhet ndeshje miqësore dhe jo garuese, por edhe kjo është një arritje e shënuar e Kosovës, pas…

Sport

05/03/2014 12:19

Mesfushori Granit Xhaka është i lumtur që Kosova do të thyejë izolimin shumëvjeqar duke zhvilluar sot ndeshjen e parë miqësore ndërkombëtare kundër Haitit në Mitrovicë.

Ylli i Borussia Monchengladbachut dhe Zvicrës e uron përfaqësuesen kosovare.

“Është fakt se luhet ndeshje miqësore dhe jo garuese, por edhe kjo është një arritje e shënuar e Kosovës, pas kaq shumë vitesh izolimi. Ne si shqiptarë kemi pritur kaq gjatë për një ditë të tillë dhe i uroj shumë fat kombëtares kosovare dhe sigurisht i uroj fitore”, deklaroi Xhaka pwr AlbInfo.ch.

Ndërsa i pyetur për peshën e madhe që në ekipin përfaqësues u është dhënë lojtarëve nga diaspora, ai thotë se kjo është zgjedhja që ka bërë selektori Albert Bunjaki dhe atë duhet respektuar.

Por, shton ai, “për lojën e parë ndoshta ka qenë mirë t`u jepej rasti edhe disa lojtarëve që luajnë në Kosovë. Mirëpo, ma merr mendja se qëllimi ka qenë që t`i tregohet botës se jashtë Kosovës kemi një ekip shumë të fortë, të denjë për gara ndërkombëtare”.

Zvicra takohet me Kroacinë sonte në St Gallen. “Jemi dy ekipe të nivelit përafërsisht të barabartë, dhe aktualisht jemi në formë të mirë si ne, ashtu edhe Kroacia. Pres një ndeshje të fortë dhe sigurisht fitore të Zvicrës”.