Xhaka, futbollisti i dytë me më së shumti pasime në Premierligë

Granit Xhaka ka arritur të lë gjurmë që në edicionin e parë te Arsenal në Premierligë.

Sport

20/05/2017 16:26

Në një përmbledhje të statistikave të bërë nga DailyMail, mesfushori i Zvicrës që është më prejardhje nga Kosova, është lojtari i dytë me më së shumti pasime në Premierligë këtë edicion.

Granit Xhaka edhe pse nuk ka qenë standard gjatë gjithë kohës, ka arritur të bëjë 2138 pasime, dhe 1830 nga ato kanë qenë të sakta.

Xhaka është lënë pas nga mbrojtësi i Chelsea, Cesar Azpilicueta, që ka bërë 2250 pasime, dhe 2009 nga ato të sakta.

Në vendin e tretë, është renditur Paul Pogba/Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6