Xavi uron Zanettin

Mesfushori i Barcelonës, Xavi i ka dërguar një fanellë të tij kapitenit të Interit, Javier Zanetti, me një mesazh të fuqishëm, pas vendimit të argjentinasit për t’u pensionuar në fund të këtij sezoni.

Sport

08/05/2014 19:32

Kapiteni i Interit, Javier Zanetti ka vendosur të pensionohet në fund të këtij sezoni pas 19 stinorësh me gjigantin milanez.

Mbrojtësi argjentinas do t’i varë këpucët, por pritet të mbetet në klub, në një rol tjetër si zyrtar. Kurse, tashmë kanë filluar t’i vijnë urimet nga futbollistë të njohur nga skuadra të ndryshme evropiane.

Gjatë seancës së sotme stërvitore të Interit, skuadra italiane u vizitua nga Alex, vëllai i mesfushorit të Barcelonës, Xavi, i cili e takoi Zanettin dhe ia përcolli një dhuratë nga ylli spanjoll.

Nëpërmjet një fanelle të tij me numrin 6, Xavi ia dërgoi një mesazh Zanettit. “Javier, me gjithë respektin dhe admirimin tim. Urime për karrierën tënde të madhe. Një përqafim i fortë, Xavi”.