Xavi tregon dy anglezët që mund të luajnë për Barçën

Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez ka thënë se Raheem Sterling dhe Ross Barkley mund të luajnë një ditë për skuadrën nga Camp Nou.

Sport

11/11/2014 21:30

Në një intervistë për Squawka, Xavi ka thënë se dy yjet anglezë, Raheem Sterling dhe Ross Barkley mund të luajnë një ditë për skuadrën e Barcelonës.

“Unë mendoj se Sterling dhe Barkley mund të luajnë një ditë për Barcelonën. Ata kanë kapacitet të pabesueshëm fizikë dhe teknikë shumë të mirë”.

“Në Spanjë, prioritet i japim më shumë lojtarëve me teknikë të mirë, por të dyja gjërat janë shumë të rëndësishme në futboll”, tha Xavi.

Përndryshe, Sterling dhe Barkley konsiderohen si ndër lojtarët të rinjë më të mirë anglezë, të cilët mund të arrijnë gjëra shumë të mëdha në të ardhmen.