Xavi nuk largohet nga Barcelona

Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez ka gëzuar tifozët e skuadrës, duke konfirmuar se nuk do të të largohet nga Camp Nou gjatë janarit.

Sport

10/11/2014 21:49

Xavi ka konfiruar se e ardhmja e tij është ende te skuadra e Barcelonës, duke shtuar se nuk e ka ndërmend të largohet në janar nga kjo skuadër.

“Do të largohesh në janar? Jo. Unë do të qëndroj këtu, ndihem në formë të mirë dhe mendoj që do ta ndihmoj ende këtë skuadër”, tha Xavi.

Mesfushori i Barcelonës ka folur pak edhe për trajneri e skuadrës, Luis Enriquen: “Ai është një trajner i madh dhe me ide të qarta. Të gjithë lojtarët kanë besim në aftësitë e tij”.

“Ne jemi të bindur se ai do të na drejtojë në drejtim të trofeve”, përfundoi mesfushori i Barcelonës.