Xavi i shqetësuar për të ardhmen e Barcës: Unë nuk e kuptoj pse ata e bëjnë këtë

Xavi Hernandez ka shprehur pakënaqësitë e tij të mëdha me largimin nga La Masia të Joan Vila.

Sport

02/11/2018 09:14

Joan Vila ka qenë një figurë e rëndësishme në akademinë e Barcelonës ku viteve të fundit janë zbuluar shumë lojtarë, dhe falë tij shumë lojtarë të kësaj akademie kanë depërtuar në skuadrën e parë.

Xavi dhe Carlos Puyol e kanë vlerësuar gjithmonë rëndësinë e Vilas në gjithë projektin e La Masia, por 64 vjeçari këtë verë është larguar nga klubi, pasi nuk i është vazhduar kontrata.

“Jam i shqetësuar për akademinë e Barcelonës”, ka thënë Xavi për Radio Catalunya, përcjell ‘lajmi.net’.

“Jam i shqetësuar me largimin e Vilas. Nëse Vila është larguar, atëherë si do t’ia bëjë Barca pa të, kjo është pyetja. Ai është një person me njohuri të mëdha, unë nuk e kuptoj fare vendimin e klubit për mos vazhdimin e kontratës”./Lajmi.net/