Xavi 700

Xavi Hernandez u inkuadrua nga bankina dhe bëri paraqitjen e tij të 700’të për Barcelonën kur zëvendësoi Cesc Fabregasin në përballjen e gjigantit katalan në udhëtim te Getafe në kuadër të Copa del Rey të enjten mbrëma. Mesfushori e mbajti rekordin për paraqitje zyrtare për Bracelonën prej kur tejkaloi ish mbrojtësin Migueli (549) më 2011.…

Sport

17/01/2014 07:00

Xavi Hernandez u inkuadrua nga bankina dhe bëri paraqitjen e tij të 700’të për Barcelonën kur zëvendësoi Cesc Fabregasin në përballjen e gjigantit katalan në udhëtim te Getafe në kuadër të Copa del Rey të enjten mbrëma.

Mesfushori e mbajti rekordin për paraqitje zyrtare për Bracelonën prej kur tejkaloi ish mbrojtësin Migueli (549) më 2011.

Kurse, ai është larg para kapitenit të tanishëm të ekipit, Carles Puyol i cili po ashtu luajti në fitoren 2:0 në udhëtim te Getafe në atë që ishte dueli i tij i 589’të me fanellën e gjigantit nga Nou Camp.

Xavi debutoi për Barcelonën nën drejtimin e trajnerit Louis van Gaal dhe fitoi La Ligën në stinorin e tij të parë me ekipin senior, kur u shpall zbulimi i sezonit.