Woww! Era Istrefi e mahnitshme gjatë performimit në Coachella (Foto/Video)

Këngëtarja Era Istrefi ishte në mesin e shumë emrave të njohur pjesëmarrëse në festivalin më të e muzikës më të njohur në botë Coachella.

ShowBiz

18/04/2017 07:55

Gjatë performimit të saj, Era mblodhi rreth vetes një numër të madh të audiencës dhe se atmosfera ishte në nivel, shkruan lajmi.net.

E veshur pothuajse tërësisht në rrjetë Era ishte si gjithmonë në hap me trendet në botë si dhe unike.

Në profilin e saj në Instagram, Era ka sjellë pjesë nga performanca e saj si dhe disa imazhe në të cilat shihet se si është dukur ajo gjatë performimit.

Nuk dimë ende se kush nga emrat e njohur ishte pjesëmarrës aty në momentin kur Era këndoi, por me rëndësi është fakti që ajo ka arritë të ngjitet në atë skenë.

Përveç Erës, të pranishme ishin edhe Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha, që të gjitha na bëjnë krenare për prejardhjen që kemi. /Lajmi.net/

Last night was lit ?s/o to @whatsonot_certified

A post shared by Era Istrefi (@strefie) on