Wilshere prezantohet nga West Ham United

Jack Wilshere ka përfunduar aventurën te Arsenal duke iu bashkuar rivalit të Premierligës, West Ham United.

Sport

10/07/2018 11:50

West Ham konfirmoi arritjen e marrëveshjes me ish-mesfushorin e Arsenalit, Jack Wilshere, i cili firmosi një kontratë 3-vjeçare me skuadrën e drejtuar nga Manuel Pellegrini.

26-vjeçari u largua nga “Emirates Stadium” si një lojtar i lirë pas 17-vjetësh me “Topçinjtë”, të cilët nuk arritën ta bindin lojtarin të qëndronte.

Me kalimin te Hammers, lojtari shprson të jetë  jetë protagonist gjatë gjithë sezonit.

Wilshere pohoi se ndihet shumë i lumtur me transferimin te West Ham dhe se të gjithë e dinë që ai ka një lidhje të veçantë me këtë skuadër dhe se do të japë maksimumin për të arritur objektivat e vendosur nga klubi.