Wilder – Fury, ky do të jetë fituesi sipas promotorit të Joshuas

Deontay Wilder dhe Tyson Fury do të ndeshen me njëri tjetrin më 1 dhjetor, në “Staples Center”, të Los Angeles, në një prej dueleve më të mëdha të boksit.

Sport

19/11/2018 15:31

Fituesi i këtij mega – dueli, me gjasë do të jetë edhe kundërshtari i ardhshëm i të pamposhturit Anthony Joshua.

Në lidhje me meçin e 1 dhjetorit, një parashikim rreth fituesit të mundshëm ka dhënë edhe promotori i AJ, Eddie Hearn.

“Do të jetë ndeshje e tmerrshme dhe mendoj se ai do të mposhtet” ka thënë Hearn duke iu referuar Furyt, për “BoxingScene”, transmeton lajmi.net.

“Ai edhe mund të fitojë në raundet e para, megjithatë besoj se do të nokautohet nga Wilder. Nuk kam asgjë kundër tij. Absolutisht e admirojë Furyn për çfarë ka bërë. Ai kishte probleme të mëdha dhe ia doli të “kthehet në jetë”. Kam shumë respekt për të” ka vazhduar Hearn.

“Ai nuk është shumë në formë. Nuk është mjaftueshëm i përgatitur dhe Wilder është shumë i fortë. Mendoj se në një moment do ta rrëzojë” ka përfunduar promotori.

Si duket Hearn është i bindur se Fury do të përfundojë duke shijuar humbjen e tij të parë në karrierën profesionale.

Cili është mendimi juaj për mega – duelin Wilder – Fury? A pajtoheni me Hearn? /Lajmi.net/