Wilder e konfirmon datën për meçin e shumëpritur kundër Fury

Pritjes së madhe nga adhuruesit e boksit i erdhi fundi.

Sport

27/09/2018 22:28

Dueli i shumëpritur i boksit profesionist, në kategorinë e rëndë në WBC, mes Deontay Wilder dhe Tyson Fury është caktuar.

Tanimë është nënshkruar edhe kontrata mes palëve dhe vendi ku do të zhvillohet do të jetë Amerika, në Staples Centre in Los Anxhelos.

Do të jetë data 1 dhjetor, dita kur Deontay Wilder dhe Tyson Fury do të ngjiten në ring, për të dhuruar një nga shfaqjet më të mëdha në boks viteve të fundit.

Caktimin e meçit për 1 dhjetor, e kanë konfirmuar të dy boksierët në llogaritë zyrtare në rrjetet sociale.

“Është zyrtare. #WilderFury, #December1st, #Showtime PPV”, ka shkruar Wilder në Twitter, duke i bashkëngjitur këtij postimi edhe një video./Lajmi.net/