Wenger kritikon futbollistët

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se futbollistët e tij duhet të japin përgjigje pas humbjes 5:1 nga Liverpool në Anfield. Gjiganti londinez u dominua nga kundërshtari, dhe ishte në disavantazh prej 4:0 pas vetëm 20 minutash lojë, rezultat që ka lënë skuadrën e Wengerit në rrezik serioz për të humbur pozitën e parë…

Sport

08/02/2014 15:31

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se futbollistët e tij duhet të japin përgjigje pas humbjes 5:1 nga Liverpool në Anfield.

Gjiganti londinez u dominua nga kundërshtari, dhe ishte në disavantazh prej 4:0 pas vetëm 20 minutash lojë, rezultat që ka lënë skuadrën e Wengerit në rrezik serioz për të humbur pozitën e parë në Premierligë.

Në deklaratat e tij pas ndeshjes, Wenger tha se të vetmit që meritojnë lëvdata për paraqitjen e tyre gjatë 90 minutave, janë tifozët e Arsenalit.

“Sonte kemi shumëçka për t’u përgjigjur, dhe duhet të gjejmë shumë përgjigje. Ne duhet të reagojmë kundër Manchester Unitedit të mërkurën. Vetëm tifozët tanë ishin të mirë sot. Skuadra luajti në xhirim të përsëritur”, deklaroi Wenger.