Wenger konfirmon largimin e Vermaelenit

Arsene Wenger ka pranuar se Thomas Vermaelen do të largohet nga Arsenali ndërsa konfirmoi se Manchester United është një prej klubeve që ka paraqitur ofertë për transferimin e tij.

Sport

07/08/2014 15:56

Thomas Vermaelen do të largohet nga Arsenali, gjatë këtij afati kalimtar të verës, ka konfirmuar menaxheri Arsene Wenger.

Po ashtu, strategu i gjigantit londinez ka bërë të ditur se rivali i Premierligës, Manchester United, është një prej klubeve të interesuara për transferimin e tij.

“Po, Manchester United është një prej klubeve që kanë paraqitur oferta. Vermaelen do të largohet sepse ka nevojë të luajë. Jemi në një pozitë e cila është e vështirë për t’i qëndruar në rrugë”, u shpreh Wenger gjatë një konference për shtyp.

Vermaelen së fundmi është përmendur edhe si objektiv i Barcelonës.