Wenger beson në kualifikim

Arsene Wenger beson se Arsenali mund të kualifikohet në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, pavarësisht humbjes 3:1 në shtëpi nga Monaco.

Sport

27/02/2015 13:40

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger beson se skuadra e tij ende ka shanse të kualifikohet në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, pavarësisht humbjes 3:1 në shtëpi nga Monaco.

“Ende jemi në Ligën e Kampionëve, mos ka përjashtoni shanset”, deklaroi Wenger.

“Kemi luftuar ashpër kundër Besiktasit që të kualifikohemi”, shtoi ai.

“Nuk mund ta fajësoj askënd. Gjithçka shkoi kundër nesh, na kushtuan rastet e pakonkretizuara. Duhet të reagojmë. Jemi klub i madh dhe kemi përgjegjësi të mëdha”, përfundoi ai.