Volkswagen shfaqë detajet e një SUV-i të mbajtur sekret, T-Cross tërësisht i ri (Foto) – Lajmi.net
Volkswagen shfaqë detajet e një SUV-i të mbajtur sekret, T-Cross tërësisht i ri (Foto)
Autori: Lajmi.net AutoAuto & Tek 15:55, 4 July 2018
Makinë e vogël SUV, shumë më praktike se T-Roc.

Modeli T-Roc, nuk ka depërtuar si duhet në treg, vetëm për shkak të përmasave të mëdha, transmeton Telegrafi.

Klientët që duan SUV, kërkojnë të jetë me përmasa më të vogla dhe shumë më praktik.

Andaj, Volkswagen ka punuar për një kohë të gjatë në modelin T-Cross tërësisht të ri, që është mbajtur krejtësisht sekret.

T-Cross që do të vendoset në platformën MQB, do të jetë i gjatë 4,107 milimetra, që i bie se është më i vogël se T-Roc. VW është e bindur, se kjo platformë e bën shumë praktik, pasi i mundëson që ulëset e prapme të lëvizin dhe të ketë më shumë hapësirë për këmbë.

Pritet të jetë edhe më e sigurta e nivelit të saj, me pjesën e përparme standarde dhe sistemin e asistimit të shoferit. Volkswagen ka bërë të ditur, se T-Cross do të vozitet ekskluzivisht me rrotat e përparme, teksa do të përmbajë pjessë të huazuara nga Polo.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO