Vlorë: Kapet një peshkaqen, i gjatë 4 metra (FOTO)
Një peshkaqen me përmasa të pazakonta ka rënë në rrjetën e disa peshkatarëve në Vlorë.

Lajme
Peshkaqeni prej më tepër se 400 kilogramë dhe 4 metra i gjatë u kap mëngjesin e sotëm rreth 200 metra larg gjirit të Gramës.
Sipas peshkatarëve, përmasat e tij kanë bërë që të hasnin vështirësi për ta hipur në varkë.
Sipas “News 24” peshkaqeni është ndër më të mëdhenjtë që është kapur deri tani në brigjet e Vlorës.