Vlerësimet e lojtarëve: Milan – Lazio

Milani e mposhti Lazion 3:1, në xhiron e parë të Serie A, duke shfaqur lojë mjaft të mirë. Njihuni me vlerësimet e lojtarëve të të dyja ekipeve.

Sport

31/08/2014 21:19

Milani e nisi mbarë sezonin e ri në Serie A, duke e mposhtur Lazion 3:1, me ç’rast dominoi ndaj ekipit të Lorik Canës dhe Etrit Berishës.

Golat e Honda, Muntari e Menez, i mjaftuan ekipit të Filippo Inzaghit që ta mposht kundërshtarin.

Vlerësimet e lojtarëve

Milan: Lopez 7, Alex 7, Bonera 6, Abate 7, Zapata 7, Menez 8, Honda 7, Poli 6, De Jong 8, Muntari 7, El Shaarawy 8.

Lazio: Berisha 6, Basta 6, De Vrij 4, Radu 5, Parolo 5, Lulic 6, Cana 4, Candreva 6, Biglia 4, Klose 4, Keita 4.