Vlerësimet e futbollistëve: Atletico Madrid – Real Madrid

Atletico Madrid fitoi Superkupën e Spanjës pasi mposhti rivalin e qytetit Real Madrid në ndeshjen e kthimit në Vicente Calderon me rezultat 1:0. Si u vlerësuan futbollistët për paraqitjet e tyre?

Sport

23/08/2014 01:49

Mario Mandzukic u bë hero i Atletico Madridit.

Sulmuesi kroat, përforcim i ardhur më herët gjatë këtij afati kalimtar të verës nga Bayern Munich realizoi golin e vetëm të fitores 1:0 ndaj Real Madridit në ndeshjen e kthimit të Superkupës së Spanjës.

Atletico festoi me rezultat të përgjithshëm 2:1. Por, si u vlerësuan futbollistët për paraqitjet e tyre në Vicente Calderon?

Atletico Madrid: Moyá 7; Juanfran 6, Miranda 5, Godín 5, Siqueira 6; Tiago 7, Gabi 7; Koke 6, Raúl García 7, Griezmann 4, Mandzukic 7.

Real Madrid: Casillas 7; Carvajal 7, Ramos 4, Varane 6, Coentrao 4; X. Alonso 5, Modric 5, Kroos 5; James 7, Bale 6,  Benzema 6.