Vidal nuk është në shitje

Arturo Vidal nuk do të largohet nga Juventus në drejtim të Manchester Unitedit, gjatë këtij afati kalimtar të verës, ka theksuar drejtori i përgjithshëm i Bianconerëve, Giuseppe Marotta.

Sport

02/08/2014 16:51

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta ka insistuar se Arturo Vidal nuk është në shitje. Mesfushori kilian spekulohet se kërkohet me ngulm nga Manchester United.

Mirëpo, Mrotta ka insistuar se ylli kilian do të mbetet në Torino.

“Vidal nuk ka qenë asnjëherë në shitje. Gatishmëria e futbollistit është shumë e rëndësishme, dhe ai asnjëherë nuk e ka shprehur atë për t’u larguar”, deklaroi Marotta gjatë një konference për shtyp ku u bë prezantimi i përforcimit të ri, Romulo.

“Juventus nuk është një klub që shet. Nëse një futbollist kërkon të largohet, duhet ta bëjë brenda një periudhe të caktuar. Tani, në prag të udhëtimit për në turneun përgatitor dhe një muaj para përfundimit të tregut, nuk ekzistojnë mundësitë”, përfundoi ai.