Vidal kthehet në Serie A

Arturo Vidal është përgjigjur pozitivisht ndaj ofertës së Interit për transferimin e tij në janarin e vitit 2018.

Merkato

25/10/2017 12:26

Arturo Vidal është i gatshëm të rikthehet në Serie A.

Tuttosport shkruan se mesfushori i Bayern Munich është përgjigjur pozitivisht ndaj ofertës së Interit për transferimin e tij në janarin e vitit 2018.

Mirëpo, për transferimin e tij, Inter duhet të përkujdeset për respektimin e rregullave të fair-playt financiar.

Vidal ka përvojë nga Serie A ku luajti me sukses te skuadra e Juventusit. /Lajmi.net/