Verratti e zbulon një strategji të re për t’iu bashkuar Barcelonës (FOTO)

Dëshira e Marco Verrattit është transferimi në Barcelonë këtë verë.

Sport

03/07/2017 08:16

Mesfushori italian ëndërron të vesh fanellën e skuadrës katalane, ku cilësohet si një zëvendësim ideal i Xavi Hernadez.

Deri sot, është PSG-ja që ka penguar kalimin e tij në La Liga, duke e mbajtur kundër dëshirës së tij.

Por, 24 vjeçari gjatë ditës së sotme do të udhëtojë për në Paris, për t’iu bashkuar stërvitjeve me klubin.

Pas disa javë konfrontimi të drejtpërdrejtë me klubin e tij, Verratti tani dëshiron të ndryshojë strategji, duke e bindur PSG-në me fjalë të mira, shkruan MundoDeportivo, për t’i lejuar kalimin te Barcelona./Lajmi.net/