Veprimi heroik e 8-vjeçares, i shpëtoi jetën motrës së vogël – Lajmi.net
Veprimi heroik e 8-vjeçares, i shpëtoi jetën motrës së vogël
Autori: Lajmi.net FamiljaLifestyle 15:42, 15 December 2017
Një nxënëse tetë vjeç ka shpëtuar jetën e motrës së saj më të vogël, kur ajo po mbytej me një copë çokollatë, me një teknikë që kishte mësuar në televizor.

Sipas Daily Mail nëna e saj, Jackie Nelson, sapo i kishte dhënë të bijës një vjeçare, një pjesë të vogël çokollate para se të largohej nga vendi ku po qëndronin vajzat e saj të vogla.

Ajo dëgjoi kollitje, por mendoi se s’kishte gjë për t’u shqetësuar, derisa dëgjoi vajzën më të madhe të thërriste e shqetësuar.

Jackie u kthye në katin e poshtëm dhe gjeti foshnjën duke luftuar për të marrë frymë dhe motrën e saj, e cila godiste 1 vjeçaren lehtas në mënyrë të përsëritur. Disa sekonda më vonë vogëlushja volli dhe copa e çokollatës doli nga stomaku i saj.

Jackie tha se vajza e saj dëshiron të bëhet mjeke në të ardhmen, prandaj ajo ndjek shumë emisione të lidhura me mjekësinë dhe ndoshta kjo e ka bërë atë të aftë të shpëtojë jetën e motrës më të vogël. /Lajmi.net/

Fjalët kyçe: 8 vjeçare, veprim heroik

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play World Soccer Champion
  • Play Supercar Showdown
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Bubble Trouble