Vëllaznimi eliminon Dritën nga Kupa e Kosovës, kualifikohet në gjysmëfinale
Vëllaznimi ka mposhtur Dritën me penallti, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Sport
Për vendësit penalltitë i humbën Kryeziu dhe Limani, ndërsa për gjakovarët vetëm Qorri.
120-minutëshi u mbyll baras, 2:2.
Vëllaznimi shenuan të parët, ku Henry Chibueze, u gjend mirë fal një gabimi të Gerbeshit. Mirëpo epërsia e gjakovarve zgjati vetëm 60 sekonda, ngase Kastriot Rexha barazoj rezultatin.
Në pjesen e dytë Rexha i Dritës shenoj përsëri për rezultatin 2-1, por në minuten e 93-të, Lek Vula barazon përsëri rezultatin, për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.
Në dy pjesë lojët e vazhdimeve, rezultati nuk ndryshoj dhe penalltit vendosen për fituesin final.
Në penallti skuadra e Vëllaznimit doli më e suksesshme duke arritur të shenoj fitore me rezultat 5-6 dhe duke u kualifikuar në gjysmë-finale.