Vëllai 16 vjeçar i Bersant Celinas, Loti, debutoi për Stromsgodset (FOTO)

Loti Celina, vëllai i yllit te Përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celinas, ka bërë një hap të madh në karrierën e tij.

Sport

21/02/2017 23:19

16 vjeçari sot ka debutuar me skuadrën e parë të Stromsgodset.

Skuadra norvegjeze Stromsgodset, ka barazuar 0-0 në miqësoren me skuadrën kineze Hebei,e cila për  trajner ka Manuele Pellegrinin.

Interesant është fakti se ishte pikërisht Manuel Pellegrini që ia kishte dhënë mundësinë e debutimit te Bersant Celinas te Manchester City edicionin e kaluar.

Loti Celina, që në debutim u përballë me një yll të madh të futbollit. Ai në këtë ndeshje pati punë me Ezequiel Lavezzin.

“Ishte diçka e veçantë. Unë e di se kush është ai, kjo është një e arritur e madhe. Ai luajti një ndeshje shumë të mirë”, deklaroi Celina pas ndeshjes.

Loti Celina po ashtë është pjesë edhe e Përfaqësueses U19 të Kosovës./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6