Vdiq futbollisti Gregory Mertens

Futbollisti i Sporting Lokeren, Gregory Mertens, vdiq sot pas sulmit kardiak që pësoi në duelin kundër Genkut të hënën.

Sport

30/04/2015 17:36

Gregory Mertens, futbollisti që pësoi sulm kardiak gjatë paraqitjes me ekipin e dytë kundër Genk, ka vdekur, ka bërë të ditur klubi i tij, Sporting Lokeren, nëpërmjet një komunikate në faqen zyrtare.

24-vjeçari e humbi vetëdijen gjatë takimit të së hënës, pasi ishte rrëzuar në fushë, ndërsa u dërgua në spital.

Doktori i klubit, Kris Petters pranoi të mërkurën se situata “nuk duket e mirë”, kurse të enjten njoftoi për lajmin tragjik se futbollisti e ka humbur betejën për jetë.