Vdes atleti Yago Lamela

Atleti Yago Lamela, kërcyesi më i mirë së largu në histori të Spanjës është gjetur i vdekur sot rreth orës 18:00. Në periudhën e fundit, ai vuante nga depresioni dhe probleme të tjera psikologjike.

Sport

08/05/2014 20:36

Atleti Yago Lamela është gjetur i vdekur sot rreth orës 18:00, ka njoftuar e përditshmja sportive spanjolle Marca.

Lamela, 36-vjeç, në të kaluarën kishte vuajtur nga depresioni, dhe probleme të tjera psikologjike, ndërsa ende nuk është e qartë nëse vdekja e tij ka të bëjë me telashet e tij.

Atleti spanjoll, kërcyesi më i mirë së largu në histori të Spanjës, u pensionua në vitin 2009, për shkak të lëndimeve të njëpasnjëshme.

Vdekja e tij do të trondit Spanjën, vetëm disa javë pas vdekjes tragjike të ish trajnerit të Barcelonës, Tito Vilanova i cili humbi betejën e gjatë me kancerin në gjëndrat e pështymës.