Vazhdon ‘lufta’ e shkurorëzimint mes Jolie dhe Pitt

Beteja e divorcit mes Jolie dhe Pitt sa vjen dhe përkeqësohet akoma më shumë, ku një burim pranë çiftit e përshkruan atë si një luftë të vërtetë.

ShowBiz

08/11/2016 09:16

Sipas TMZ lufta duket se është fokusuar tek kujdestaria e 6 fëmijëve të çiftit, ku Jolie ka kërkuar që Pitt do të ketë takime të monitoruara nga punonjësit e shërbimeve sociale me fëmijët, transmeton TCh.

Jolie është shprehur se kjo gjendje do të vijojë derisa Brad të mbledhë vetën, pasi akuzohet nga aktorja për abuzim me alkoolin dhe lëndët narkotike.