Vazhdojnë largimet nga Bayern Munich

Edhe një largim i një mesfushori nga skuadra e Bayern Munichut.

Sport

15/08/2018 10:29

Aventura e Sebastian Rudy mund të mbyllet vetëm pas një sezoni te Bayern Munich.

Mesfushori gjerman pritet të jetë mesfushori i dytë i sakrifikuar këtë merkato nga drejtuesit pas largimit të Arturo Vidal por e ardhmja do të mbetet në Bundesliga.

Pas insistimit të Leipzig për 28-vjeçarin ka shfaqur interes konkret edhe Schalke 04.

Madje mësohet se lojtari ka patur edhe një takim me trajnerin Tedesco nëtë cilin i është konfirmuar interesi për t’u bashkuar me “Blutë Mbretërorë”.