Varane mbrojtësi më i mirë në botë

Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho beson se futbollisti i ri i Real Madridit, Raphael Varane është pa dyshim mbrojtësi më i mirë në botë. Portugezi, i cili e la Santiago Bernabeun për Stamford Bridge verën që shkoi, e bëri yllin francez lojtar të rregullt në formacionin bazë. Varane mori kritika të mira vazhdimisht për paraqitjet…

Sport

06/03/2014 17:40

Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho beson se futbollisti i ri i Real Madridit, Raphael Varane është pa dyshim mbrojtësi më i mirë në botë.

Portugezi, i cili e la Santiago Bernabeun për Stamford Bridge verën që shkoi, e bëri yllin francez lojtar të rregullt në formacionin bazë.

Varane mori kritika të mira vazhdimisht për paraqitjet e tij stabile në qendër të mbrojtjes, ndërsa ‘Special One’ ka vetëm kujtime të mira nga ish futbollisti i tij.

I pyetur se cilët janë lojtarët më të mirë të rinj që mund të shkëlqejnë në Botëror, ai nuk kishte dyshim.

“Do të thosha Hazard, Neymar e Varane. Mendoj se Varane është mbrojtësi qendror më i mirë në botë. Ai është ende i ri, por mendoj se është më i miri. Qysh tash, ai është numër 1”, tha trajneri portugez.

Varane i ka bërë verëm gjashtë paraqitje në La Liga këtë sezon, për shkak të një lëndimi në gju, i cili e la jashtë fushës së blertë në pjesën dërrmuese të pjesës së parë të sezonit.

Sidoqoftë, ai është pjesë e rregullt e përfaqësueses së Francës për Botërorin 2014.