Van der Vaart – Real Madridit: Nëse e bëni këtë gjë ndaj Ajaxit, largohem nga stadiumi

Rafael van der Vaart e ka paralajmëruar Real Madridin për Isco Alarcon.

Sport

16/01/2019 15:13

Rafael van der Vaart ka thënë se Real Madrid duhet të ketë më shumë kujdes me Isco Alarconin, pasi sipas tij ai është lojtari më i mirë në botë në pozitën e tij.

Sipas legjendës holandeze, ai pret që spanjolli të startoj ndaj Ajaxit në Ligën e Kampioënve, por nëse nuk ndodhë një gjë e tillë, ai do të largohet nga stadiumi.

“Isco është i çmendur për mua, lojtari më i mirë në botë”, tha Van der Vaart për Marca, përcjell lajmi.net . “Por ai gjithnjë ka probleme me trajnerët, Zinedine Zidane kurrë nuk i besoi atij 100 për qind, kur Ajax do të luajë në Madrid, do të shoh nëse fillon, nëse nuk është, do të shkoj në shtëpi.

“Unë me të vërtetë dua ta shoh atë ndeshje mes dy skuadrave të mëdha. Ajax është mbresëlënës, ka shumë talente dhe fiton të gjitha ndeshjet e tyre duke luajtur futboll fantastik që më pëlqen të shoh. do të jetë një ndeshje shumë e komplikuar për Real Madridin, sigurisht.

“Është e vështirë të japësh një parashikim. Në Holandë , njerëzit mendojnë se Ajax do të fitojë me siguri, por unë dua t’ju kujtoj se Madridi në Ligën e Kampionëve është Real Madrid, është një lojë e vështirë për Ajaxin. shanset për të kaluar, por ata duhet të jenë në krye për të qenë në çerekfinale.”, ka shtuar më tej ai. /Lajmi.net/