Valverde befason tifozët me përforcimin e parë te Barcelona (FOTO)

Barcelona përgatitet për emërimin e Ernesto Valverdes në postin e trajnerit.

Sport

25/05/2017 11:04

Barcelona do të tentojë transferimin e mesfushorit të Manchester United, Ander Herrera, ka bërë të ditur e përditshmja sportive katalane “Sport”.

Trajneri i ardhshëm, Ernesto Valverde, ka punuar me Herreran në Athletic Bilbao dhe raportohet se është i etur për ta pasur atë përsëri në ekip, përcjell “lajmi.net”.

Herrera e ka vetëm edhe një vit të mbetur në kontratën aktuale në “Old Trafford”. /Lajmi.net/