Valon Berisha zgjidhet ‘Lojtari i Vitit’

Valon Berisha është futbollisti më i mirë kosovar për vitin 2017.

Sport

12/01/2018 18:48

Federata e Futbollit të Kosovës, sonte ka shpërblyer laureatët më të mirë të vitit që lamë pas.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës dhe Red Bull Salsburgut në Austri, Valon Berisha, është zgjedhur më i miri i vitit 2017.

Në garën për këtë çmim, Berisha që ka shënuar golin e parë për Kosovën në eliminatorët për Kupën e Botës ‘Rusia 2018’ ndaj Finlandës, mposhti Amir Rrahmanin e Dinamos së Zagrebit./Lajmi.net/