Valencia – Juventus, lajm i keq për Dybalan

Paulo Dybalan e pret një tjetër ndeshje e rëndësishme si rezervist te Juventus.

Sport

19/09/2018 10:36

Paulo Dybala pritet të jetë rezervist te Juventus në duelin ndaj Valencias.

Mediat italiane parashikojnë që sulmuesi argjentinas të mos jetë titullar në ballafaqimin në Mestalla.

Trajneri Massimiliano Allegri ka vendosur që Juan Cuadrado ose Douglas Costa ta shoqërojnë dyshen Cristiano Ronaldo dhe Mario Mandzukic, përcjell “lajmi.net”.

Dybala ka qenë rezervist edhe në disa takime të fillimit të sezonit në Serie A. /Lajmi.net/