Valencia gjunjëzon Barcelonën

Barcelona pësoi humbjen e parë në Nou Camp këtë edicion duke u mposhtur nga Valencia me rezultat 2:3. Dueli nisi mbarë për gjigantin katalan që kaloi në epërsi herët në minutën e tetë me golin e Alexis Sanchez. Mirëpo, mysafirët e përmbysën rezultatin para përfundimit të pjesës së parë me dy gola të shpejtë nga…

Sport

01/02/2014 16:52

Barcelona pësoi humbjen e parë në Nou Camp këtë edicion duke u mposhtur nga Valencia me rezultat 2:3.

Dueli nisi mbarë për gjigantin katalan që kaloi në epërsi herët në minutën e tetë me golin e Alexis Sanchez.

Mirëpo, mysafirët e përmbysën rezultatin para përfundimit të pjesës së parë me dy gola të shpejtë nga Pablo Piatti dhe Daniel Parejo.

Lionel Messi barazoi rezultatin për Barcelonën duke realizuar golin e tij të parë në La Ligë në vitin 2014, në minutën e 54’të nga penalltia.

Dhe, atëherë kur pritej se gjiganti katalan do të rikthejë kontrollin e takimit, ndodhi e kundërta. Valencia shënoi sërish pas saktësisht një ore lojë, nëpërmjet Francisco Alcacer, dhe ky doli të jetë epilogu përfundimtar i takimit.

Barcelona e mbylli ndeshjen me dhjetë futbollistë pas përjashtimit të Jordi Albas me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 78’të.

Tani, kampioni në fuqi rrezikon të humb kreun në La Ligë dhe të bie në pozitën e tretë në rast të fitoreve të Atletico Madridit dhe Real Madridit të dielën.