Valdes përshëndet Barcelonën

Victor Valdes është përshëndetur përfundimisht me Barcelonën. Portieri spanjoll e ka mbyllur ekseriencën në Camo Nou, ndërsa do t’i kthehet fushës së blertë vetëm pasi të shërohet plotësisht.

Sport

12/05/2014 22:53

Victor Valdes e përshëndët Barcelonën. Portieri spanjoll i ka përshëndetur bashkëlojtarët e skuadrës të hënën, shkruan e përditshmja spanjolle ‘Mundo Deportivo’.

Përfaqësuesi spanjoll e pati një bisedë të shkurtër në zhveshtore me shokët e deritashëm të skuadrës, për t’i përshëndetur të gjithë një nga një.

Ndërkaq, Valdes, i cili e pësoi një lëndim të rëndë muaj më parë, që e la jashtë fushës së blertë për pjesën tjetër të sezonit, pritet të përshëndetet edhe me tifozët në Camp Nou, gjatë ndeshjes me Atletico Madridin.

Sipas të gjitha gjasave, 32 vjeçari mund t’i bashkohet Monacos gjatë verës. Valdes ka fituar gjithçka me Barcelonën në 10 vjetët e fundit.